Mediat franceze për zgjedhjet në Kosovë: Referendum kundër korrupsionit dhe gardës së vjetër politike

Nga Mentor HOXHA-

Pothuaj të gjitha mediat e njohura franceze kanë raportuar dje dhe sot për fitoren plebishitare të Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën në Kosovë të dielën me 14 shkurt. Shumica prej tyre i referohen Agjencisë së Lajmeve AFP dhe Euronews.
Ja disa nga mediat dhe artikujt e publikuar për zgjedhjet në Kosovë dhe për fituesit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve, z. Albin Kurti dhe zonjës, Vjosa Osmani.

Koalicioni anti-korrupsion në Kosovë siguron një fitore të gjerë legjislative

Nga Jean-Baptiste Chastand (Vjenë, korrespodent rajonal), lemonde.fr. 15/02.2021.

Pas më shumë se njëzet vjet aktivizmi që e kanë çuar atë në burg disa herë, udhëheqësi i majtë nacionalist, Albin Kurti, fitoi larg zgjedhjet legjislative të Kosovës, të mbajtura të dielën me 14 shkurt. Këtë herë, ai mban një fitore të qartë që duhet ta lejojë atë të qeverisë Kosovën pa frikë se do të rrëzohet. Në moshën 45 vjeç, ky aktivist i përjetshëm i çështjes shqipfolëse dhe luftës kundër korrupsionit, orator i shkëlqyer i përshkruar si “komunist” nga kundërshtarët e tij, do të jetë në gjendje të marrë pushtetin në këtë vend ballkanik prej 1.9 milion banorësh, i rrënuar nga korrupsioni dhe i cili ende duhet të luftojë për legjitimitetin e saj ndërkombëtar. Sipas rezultateve të bazuara në 97% të votave të numëruara, z. Kurti del përpara me 48.20% të votave dhe përsëri, votat e diasporës, të cilat tradicionalisht janë shumë të favorshme për ta, do të jenë të hapura vetëm nga e hëna. Ai kështu duhet të marrë të paktën pesëdhjetë vende nga 120 në Parlamentin e Prishtinës dhe të jetë në gjendje të llogarisë në përfaqësuesit e pakicave etnike për të kompletuar shumicën e tij. Që nga pavarësia në vitin 2008, asnjë parti nuk ka arritur një fitore të tillë.
“Këto zgjedhje ishin më shumë sesa zgjedhje, ishin referendum dhe ne i fituam. Ne me siguri do të kemi një qeveri pa përfshirë ata që duhet të shkojnë për t’u reformuar në opozitë”, deklaroi ai, ndërsa mbështetësit e tij marshuan natën vonë në rrugët e qyteteve të mëdha të Kosovës duke tundur flamuj shqiptarë. Për këto zgjedhje, partia e tij “Vetëvendosja! (Vetëvendosje!, VV) kishte hyrë në një aleancë me Presidenten e përkohshme Vjosa Osmani, 38 vjeç. E ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK, qendra e djathtë), kjo feministe është gjithashtu shumë e popullarizuar në vend për dëshirën e saj për të luftuar korrupsionin, e cila madje e bëri atë të përjashtohej nga udhëheqja e partisë së saj.
“Qytetarët e Kosovës ndëshkuan qeverisjen e keqe,” -tha ajo së bashku me z. Kurti të dielën në mbrëmje.
Me këtë fitore historike, dyshja ua ktheu faqen komandantëve të UÇK-së, emri i gueriljeve shqipfolëse që fituan pavarësinë e Kosovës nga Serbia në 2008 dhe udhëheqësit e të cilëve kanë dominuar politikën lokale që nga ajo kohë. Partia e ish komandantit të UÇK-së dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pësoi një humbje të paparë, duke marrë vetëm 17.32% të të votave. Ky i fundit gjithashtu duhej të ndiqte fitoren e kundërshtarit të tij prej një kohe të gjatë nga qelia e tij në Scheveningen, në periferi të Hagës, në Hollandë, ku ai po pret gjyqin për “krim lufte”. Nga ana e saj, LDK ka marrë 13.9% të votave, një shenjë që tregon që shumë prej votuesve të saj preferuan të ndiqnin zonjën Osmani.

Kosova: Një parti e majtë reformatore triumfon në zgjedhjet legjislative

Le Figaro me AFP

Përkrahësit e lëvizjes Vetëvendosje (VV) festojnë fitoren e partisë së tyre në rrugët e Prishtinës. Një parti e majtë reformiste triumfoi në zgjedhjet legjislative të së dielës më 14 shkurt në Kosovë, shumë përpara rojes së vjetër të komandantëve të pavarësisë, duke premtuar të zhdukte korrupsionin në një territor të prekur nga varfëria dhe paqëndrueshmëria politike. Me rreth 48% të votave, sipas rezultateve zyrtare që tregojnë numrin e gati 90% të votave, VV është shumë përpara konkurrentëve të saj kryesorë. PDK, e krijuar nga ish komandantët rebelë të Luftës së Pavarësisë kundër forcave serbe (1998-1999), fitoi rreth 17% të votave, ndërsa LDK e qendrës së djathtë fitoi 13%. Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, të pestat që nga shpallja e pavarësisë së ish-provincës serbe në 2008, u mbajtën ndërsa përkeqësohej pandemia e koronavirusit.

Zgjedhjet legjislative në Kosovë: Fitore e madhe për partinë anti-korrupsion të opozitës

https://media.lesechos.com, 15 shkurt 2021 à 9:49

Lëvizja opozitare Vetëvendosje (VV), një parti e majtë reformiste e udhëhequr nga Albin Kurti, triumfoi në zgjedhjet legjislative të së dielës. Partia fitoi rreth 48% të votave, sipas rezultateve zyrtare mbi numërimin e gati 90% të votave.
“Këto zgjedhje ishin një referendum për drejtësinë dhe punësimin, kundër korrupsionit dhe kapjes së burimeve shtetërore. Kjo është e pashembullt në Kosovën e pasluftës,” -tha Albin Kurti në fjalimin e tij pas fitoren.

Legjislativi në Kosovë: Partia opozitare e Albin Kurtit kryeson
Euronews dhe AFP, 02/15/2021

Sipas rezultateve të pjesshme zyrtare, lëvizja e majtë e reformës së Albin Kurtit, një parti në luftë kundër korrupsionit, siguron një fitore të madhe. Përballë Albin Kurtit ishte Kryeministri në largim Avdullah Hoti në krye të një partie të qendrës së djathtë dhe Enver Hoxhaj i Partisë Demokratike të Kosovës. Qeveria e re që do të dalë nga këto zgjedhje do të jetë e treta që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit një vit më parë. Një nga misionet e saj kryesore do të jetë të vazhdojë një dialog të vështirë me Serbinë. Kjo e fundit ende refuzon të njohë pavarësinë e ish-provincës së saj.

Kosova: Drejt një fitoreje për opozitën e majtë në zgjedhjet legjislative

https://www.france24.com/fr/europe/14/02/2021 -21:18

Partia Vetëvendosje (VV), e mishëruar nga Albin Kurti mban flamurin e luftës kundër korrupsionit në një tokë të mundur nga varfëria dhe paqëndrueshmëria politike. Ky votim legjislativ, i pesti që nga shpallja e pavarësisë së ish-provincës serbe në 2008, u mbajt ndërsa përkeqësohej pandemia e koronavirusit. Epidemia gjithashtu ka përkeqësuar ekonominë dhe problemet sociale të territorit me 1.8 milion banorë, ku paga mesatare është rreth 500 euro dhe ku të rinjtë, të ballafaquar me një normë papunësie prej 50% po kërkojnë masivisht shpëtimin e tyre në emigracion në Zvicër ose në Gjermani. Etja për ndryshim është mishëruar për shumë nga Vetëvendosje (“vetëvendosja”), lëvizja e majtë e reformës së Albin Kurtit në luftën kundër korrupsionit. VV mori përforcimin e presidentit të përkohshëm, Vjosa Osmani, simbol i një klase politike të brezit të ri që la LDK-në e qendrës së djathtë të Kryeministrit në largim, Avdullah Hoti. Vetëvendosje kishte përfunduar e para në dy zgjedhjet e fundit legjislative, por ishte rrëzuar nga koalicionet e përfunduara nga të tjerët. Në vitin 2020, qeveria e Albin Kurtit, një tribun i frikshëm që kaloi dy vjet në burgjet e Sllobodan Millosheviçit, kishte zgjatur për rreth pesëdhjetë ditë para se të rrëzohej. Autoritetet e ndaluan kandidimin e tij si deputet për shkak të një dënimi për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, por kjo nuk do ta pengonte atë të formonte një qeveri nëse ishte i suksesshëm. Këtë herë, ai mund të shpresojë të formojë një shumicë qeveritare nëse bashkohet me partitë që përfaqësojnë pakicat, të cilat kanë 20 nga 120 vende në parlament.

Dialog i vështirë me Beogradin

Duke marrë një qëndrim të ashpër kundër Beogradit, Albin Kurti do të duhej që në këtë rast të vazhdonte një dialog të vështirë me Serbinë, që supozohej të normalizonte marrëdhëniet me Beogradin, i cili ende refuzon të njohë pavarësinë e ish-provincës së tij. Më shumë se 20 vjet pas luftës, kjo çështje e pazgjidhur është një burim tensioni në rajon dhe një pengesë për ëndrrat e një Bashkimi Evropian si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë. Por Albin Kurti paralajmëroi se bisedimet me Serbinë nuk ishin në krye të axhendës së tij. “Dialogu është në vendin e gjashtë ose të shtatë për qytetarët e Kosovës. Prioriteti ynë është drejtësia dhe punësimi’.
.

SHKARKO APP