Mediat ndërkombëtare komentojnë ngjarjet në Kosovë

Media globale Reuters, në një artikull për ngjarjen në Kosovë shkruan se: Demonstruesit në Kosovë po luftojnë me policinë dhe i kanë vënë zjarrin selisë së. Dhunën e fundit në shtetin e ri të ballkanik ka si çështje marrëveshjen me ish-sundimtarin e saj Serbinë.

Kosova, e cila është me shumicë shqiptare, shpalli pavarësinë nga Serbia me mbështetjen e Perëndimit në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas sulmeve ajrore të NATO-s  e që dëbuan forcat serbe të sigurisë të akuzuar për vrasjen dhe dëbimin e civilëve nga shumica etnike shqiptare gjatë një lufte kundër-kryengritje.

Shumë shqiptarë të Kosovës besojnë se marrëveshja me Serbinë paraqet një kërcënim për sovranitetin e Kosovës, e njohur tashmë nga më shumë se 100 vende, duke përfshirë fuqitë e mëdha perëndimore. Protesta kundër marrëveshjes është kthyer shpesh e dhunshme gjatë vitit dhe Deputetët e opozitës kanë ndërprerë në mënyrë të përsëritur punën e parlamentit duke lëshuar gaz lotsjellës në kuvend.

R.SH

SHKARKO APP