Mediat rajonale: Haradinaj kryeministër do komplikoj pajtimin mes sërbeve dhe shqiptarëve

Zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare të mbajtura ditën e djeshme në Kosovë i kanë bërë jehonë edhe shumë mediat rajonale ballkanike. Sikurse njofton Klan Kosova, ndonëse ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare të votimit, mediat serbe “Tanjug”, “Blic”, “Kurir” e shumë të tjera, por edhe ato kroate si: “Index.hr”, e “Vijesti” në Mal të Zi, kanë raportuar se fitues i zgjedhjeve është koalicioni PDK-AAK-Nisma në krye me Ramush Haradinaj.

Sipas shumicës së raportimeve të këtyre mediave, zgjedhja e Ramush Haradinajt, sikurse është publikuar gjatë fushatës elektorale  kryeministër i vendit, do të komplikojë rrugën e pajtimit mes serbëve e shqiptarëve, për arësye të të shkuarës së tij si një drejtues aktiv në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) dhe  ekzistencës së një urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga Sërbia, që e akuzon për krime lufte,  e që ende është në fuqi.

SHKARKO APP