Mediat serbe, Daçiç letër Ban ki Moon: Kosova s’mund të anëtarësohet në UNESCO
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, i ka kërkuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara që Kosova të mos regjistrohet në UNESCO, agjencinë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, për shkak se ajo nuk mund të konsiderohet ende shtet.
Në një letër dërguar sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki Mun, publikuar nga mediat serbe, Daçiç, thekson se Serbia nuk ka ndryshuar qendrim mbi statusin e Kosovës, që e konsideron krahinë të saj, pavarësisht se palët prej disa vitesh janë angazhuar në diskutime dypalëshe me ndërmjetësimin e Komisionit Europian për normalizimin e marrëdhjënieve. Për ish-kryeministrin serb, çdo shqyrtim i mundësisë së antarësimit të Kosovës në këtë agjenci do të përbënte shkelje të rregullave të vetë OKB-së dhe parimeve të saj për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Për të argumentuar qendrimin kontravers të qeverisë serbe dhe të tijin personal, Daçiç pretendon se që prej 1990-ës, në Kosovë janë shkatërruar 236 kisha ortodokse dhe 33 monumente kulturore dhe historike të cilat Serbia i pretendon të sajat.