Mediat serbe: Dorëzohet në Parlamentin e Kosovës draft rezoluta për genocidin serb

Një draft rezolutë për genocidin serb ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë është dorëzuar në parlamentin e Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur nga  B92, media serbe,  e cila i referohet zyrtarëve në Beograd. Këta të fundit thonë se rezoluta “është një mesazh për deputetët serbë të mos kthehen në Parlamentin e Kosovës”.

Mediat kosovare ende nuk kanë bërë publike një lajm të tillë ndërkohë ministri i Jashtëm në Kosovë Hashim Thaçi pat deklaruar disa herë më parë se Kosova do të padiste Serbinë për genocid, por duke theksuar se kjo do të bëhet në kohën e duhur.

Ndërkohë “Vecernje Novosti” e përditshmja serbe shkruante në fillim të kësaj jave se Kosova nuk mund të padisë Serbinë për genocide pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe mund ta bëjë këtë vetëm me rekomandim të Këshillit të Sigurisë në OKB.

 

SHKARKO APP