Mediat serbe “gjejnë” shkakun e konflikti Pompeo-Engel: Lobistët pro-shqiptarë në SHBA

Një përballje institucionale mes kryetarit të Komitetit për Çështjet e Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel dhe sekretarit të Shteti, Mike Pompeo, është interpretuar si goditje e administratës amerikane ndaj një lobisti proshqiptar nga mediat serbe.

Në datën 27 shtator, Engel ka kërkuar përmes një letre paraqitjen për të dëshmuar në komitet të pesë zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të DASh. Kësaj letre Pompeo i është përgjigjur zyrtarisht me një letër të datës 1 tetor të cilën e publikon edhe në llogarinë e tij në tuiter duke cilësuar se kërkesa e Engel është intimiduese ndaj Departamentit.

Gazeta serbe “Vecernje Novosti” e njohur për trajtimin e temave diplomatike shkruan se polemika pavarësisht arsyetimeve në dukje në thelb lidhet me “metodat e pista të lobistit proshqiptar” që e akuzon se është fabrikuesi i gënjështrës se në Kosovë u përdhunuan 20 mijë vajza.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka komentuar madje se kjo sjellje e Engel zbulon se çfarë ndodh pas kuintave teksa ka shtuar se Engel merr miliona dollarë nga Prishtina. Daçiç madje ka shkuar më tej ku ka cituar një tjetër kongresmen që është shprehur sipas tij se “diaspora serbe është më e mira pasi nuk kërkon votë në këmbim të mbështetjes”.

“Ne jemi budallenj, votojmë për dikë pa kërkuar gjë në këmbim. Askush në botë nuk e bën këtë gjë”, citohet Daçiç.

SHKARKO APP