Mediat serbe japin alarmin: Veriu i Kosovës do të pushtohet!

Mediat serbe vazhdojnë të spekulojnë dhe të plasojnë plane e teori konspirative në lidhje me Kosovën.

Mediat serbe vazhdojnë të spekulojnë dhe akuzojnë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës se duan të “pushtojnë” dhe kontrollojnë me forcë veriun e Kosovës.

Gazeta “Srbija Danas” shkruan se amerikanët, në bashkëpunim me ekstremistët shqiptarë janë duke përgatitur një aksion ushtarak në veri të Kosovës

“Amerikanët në bazën e tyre në Kosovë po përgatisin një plan ushtarak për të sulmuar veriun e Kosovës.

Ata do të përpiqen të provokojnë Beogradin për incidente, siç ishte arrestimi brutal i Gjuriçit, sepse kanë nevojë për justifikim në ndërhyrjen ushtarake.

E vetmja gjë që për shkak të cilës amerikanët e shtyjnë këtë plan është frika se Vuçiç menjëherë do të dërgojë ushtrinë në Kosovë dhe se ushtria mund të ketë mbështetje të rëndësishme nga Rusia.”- shkruan Gazeta Serbe.

SHKARKO APP