Mediat serbe: Marrëveshja që Amerika i ofroi Serbisë për njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç duket se nuk është kthyer duarbosh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pak ditë më parë pati një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Sipas mediave serbe, gjatë këtij takim është biseduar për një marrëveshje finale mes Serbisë dhe Kosovës dhe raportohet se Pompeo i ka bërë presion presidentit serb për njohjen e kësaj të fundit.

Gazeta ‘Informer’ shkruan sot se Trump ka ndërmend t’i dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarësh, 14 avionë luftarakë tip F-16 dhe antarësimin në BE deri në vitin 2024.

SHKARKO APP