Mediat serbe: Pronësia e minierës së Trepçes do të zgjidhet përmes kompensimit

Pronësia e minierës së Trepçes do të zgjidhet përmes kompensimit”. Kështu shkruan sot e përditshmja serbe “Danas”, duke iu referuar burimeve nga qeveria e Beogradit.

Sipas gazetës, kjo do të thotë se Kosova do ta kompensojë Serbinë me para ose me ndonjë mënyrë tjetër, nëse Trepça do të kalojë në pronësi të qeverisë kosovare. Burime qeveritare janë shprehur se zgjidhja e kësaj çështjeje do të jetë rezultat i një marrëveshjeje politike. Ndërkaq e njëjta gazetë shkruan se çështja e pronësisë së minierës së Trepçës nuk do të jetë pjesë e bisedimeve në dialogun Kosovë-Serbi, më 9shkurt në Bruksel, mes Isa Mustafës dhe Aleksandër Vuçiç me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme në BE, Federika Mogherini.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme për dialog rreth Trepçës dhe se në kuadër të dialogut Serbi-Kosovë, por zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se për këtë nuk do të bisedohet me Beogradin, pasi Trepça është pronë e Kosovës. Ndërkohë, minatorët e Trepcës vazhdojnë grevën, me kërkesën për të marrë garanci mbi fatin e saj.

Ndërkohë drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç i ka cilësuar si të pabazuara deklaratat e gazetës “Danas” se në Qeverinë e Serbisë e kanë pranuar humbjen e Trepçës në shkëmbin të kompensimit.

“Serbia nuk bën pazar me pronat që varet qëndrimi i serbëve në Kosovë. Qeveria e Serbisë, edhe pse me vështirësi do të luftojë që të mbrojë atë që është e jona”,- ka thënë Gjuriç.

SHKARKO APP