Mediu takon Haradinaj: Dialogu me Serbinë të finalizohet me njohjen e Kosovës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Mediu tha se dialogu me Serbinë duhet të finalizohet njohjen e pavarësisë se Kosovës. Sipas tij, ndërtimi i Ushtrisë Kosovës si një forcën e Armatosur që e ka të ardhmen në NATO është një hap i rëndësishëm në konsolidimin e Shtetit të pavarur të Kosovës.

“Dialogu me Serbinë duhet te finalizoje njohjen e pavarësisë se Kosovës dhe garantimin e integritetit te territorit dhe kufijve te Kosovës. Ndërtimi i një shteti demokratik funksional ne Kosove është parakusht për te ardhmen e saj, në partneritet me SHBA dhe BE duke shmangur çdo lloj ndërhyrje nga vende te tjera te cilat janë kundër te ardhmes Euro-Atlantike te Kosovës.

Vizita në fund shtatorit në SHBA, New York dhe WASHINGTON DC e Kryeministrit Haradinaj do i shërbeje këtij qëllimi dhe forcimit të marrëdhënieve me SHBA. Ndërtimi i Ushtrisë Kosovës si një force e Armatosur qe e ka te ardhmen ne NATO është një hap i rëndësishëm ne konsolidimin e Shtetit te pavarur te Kosovës”- deklaroi Mediu.

SHKARKO APP