Memorial për 1370 fëmijët e masakruar të Kosovës

Kosova do të ngrejë një memorial për të kujtuar dhe mos harruar, 1370 fëmijët e saj të masakruar nga serbët gjatë luftës. Vetë kryeministri Ramush Haradinaj e ka dhënë këtë lajm.

“Një memorial i ngritur për 1370 fëmijët e vrarë e masakruar në luftën e Kosovës, do ta përjetësojë dhimbjen e një populli dhe i bënë jehonë në botë të drejtës sonë. Prita sot nismëtarët e kësaj vepre kujtese, Nysret Pllanën, Rrezeart Galicën dhe Luana Mahmutaj, të cilët i përgëzova për idenë që sublimon sakrificën dhe simbolizon të vërtetën e Kosovës.”

SHKARKO APP