Merkel fton Mustafën për një vizitë zyrtare në Gjermani
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ftuar për një vizitë zyrtare në Gjermani kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa. Lajmi bëhet i ditur nga Këshilltari politik i kryeministrit Valon Murtezaj i cili në një deklaratë për mediat kosovare tha se ftesa ka ardhur që në fillim të mandatit të tij dhe se vizita pritet të bëhet në muajin qershor.
“Kryeministri është mik i veçantë i Gjermanisë dhe zonjës Merkel. Ftesa ka ardhur që në fillim të mandatit të tij”. tha Murtezaj
Këshilltari politik i Kryeministrit nuk dha shumë detaje në lidhje me natyrën e vizitës në Berlin, por shtoi se në fokus do të jenë bisedimet në sundimin e ligjit si dhe forcim të marrëdhënieve ndërshtetërore.
Valon Murtezaj nënvizoi se kjo nuk do të jetë e vetmja vizitë e rëndësishme e shefit të qeverisë së Kosovës. Sipas tij, në vijim do të ketë edhe vizita të tjera në Evropë e SHBA