Merkel thirrje presidentit Vuçiç: Çështja e Kosovës të zgjidhet, që BE të ketë një qëndrim të unifikuar
Në turin e saj në Ballkanin Perëndimor, kancelarja gjermane, Angela Merkel u ndal sot në Serbi, ku u takua me Presidentin Aleksandër Vuçiç.
E pyetur nga gazetarët nëse kushti për anëtarësimin në BE është njohja e Kosovës, Merkel tha se kjo çështje duhet të zgjidhet që edhe BE të ketë një qëndrim të unifikuar.
“Ajo çështje duhet të zgjidhet në fund të një procesi që është ende në vazhdim, dhe çështje të tjera po zgjidhen gjatë rrugës. Eshtë e nevojshme të zgjidhet kjo çështje në mënyrë që vetë BE të ketë një pozicion të unifikuar”.
Kurse Vuçiç theksoi se me mbështetjen gjermane dhe mbështetjen e kancelares Merkel, ne mund të presim rezultate edhe më të mira. Ai pastaj foli për njohjen e Kosovës si kusht për pranimin në BE, dhe theksoi se ishte e nevojshme të arrihej një zgjidhje kompromisi.