Mesazhet e “NEWBORN”/Monumenti i pavarësisë së Kosovës, mbështetje për luftën e UÇK-së

Monumenti i pavarësisë së Kosovës, “NEWBORN” në Prishtinë, pothuajse çdo vit dërgon një mesazh për botën. Këtë vit mbështetja shkon për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa katër ish-udhëheqësit e saj po përballen në Hagë me akuzat për krime lufte. Qytetarët kanë ngjyrosur monumentin me pëllëmbën e dorës së tyre, me një prej ngjyrave të ushtrisë, duke treguar përkrahjen për luftën e UÇK-së.

Në vitin 2013, monumenti përcolli mesazhin e mirënjohejes për të gjitha shtetet që e kishin njohur Republikën e Kosovës.

Një vit më pas, u përkutjuan të rënët në luftë, ndaj ngjyrat e NEWBORN-it ishin të uniformave të ushtarëve të vendeve që kanë ndihmuar Kosovën. Në 2015, qytetarët shprehën lirshëm ndjenjat e tyre, ndërsa 2016 përçoi mesazhin e izolimit, pamundësinë e Kosovës për t’u integruar në BE.

Rrëzimi i mureve ishte ideja e drejtëpërdrejtë në 2017 ndërsa 2018 shënoi një dekadë nga pavarësia. Por ky monumentka përcjellë mesazhe edhe për çështje të ndjeshme mjedisore, siç është ngrohja globale apo viktimat e dhunës seksuale në 2020.

“NEWBORN” u krijua në një kohë rekord brenda 11 ditëve nga autori, Fisnik Ismaili dhe u zbulua më 17 shkurt 2008, në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë.

Atë ditë, mbi 150 mijë njerëz u nënshkruan në këtë monument. Të parët që nënshkruan ish-presidenti, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

SHKARKO APP