Messi-Messi për inat të Ronaldos, por harruan kush e do vërtet Kosovën!

Shqiptarët veprojnë shpeshherë pa arsye… dhe kjo bën që notat e tyre patriotike të mos kenë edhe aq vlerë…Për t’i dhënë kuptim sjelljes së tifozëve kuqezi, në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e fundit, Shqipëri-Portugali, mbi thirrjet kundër Cristiano Ronaldos, ka menduar dikush tjetër, që është treguar më i arsyeshëm se turma.

Mbrojtësi i Basel dhe i kombëtares sonë, Arlind Ajeti, ka postuar në profilin e tij Facebook, deklaratën e një tifozi mbi paradoksin e thirrjeve kundër Ronaldos e pro Messi. – “Nuk e di pse atë natë tifozët shqiptarë thërrisnin Messi… Messi, për inat të Cristiano Ronaldo. Por unë do ta bëja të kundërtën. Shteti i Messi, pra Argjentina, është shteti i vetëm latin që kundërshton ta pranojë Kosovën si shtet i pavarur, ndërsa Portugalia e pranoi menjëherë ende pa u bërë 1 vit. Nuk jam as me Barçën dhe as me Realin. Jam fans i Bayern Munchen, por më erdhi keq për CR7 kur i thërrisnin: Messi… Messi. Turp për tifozët tanë.”

Edhe megjithatë Ronaldo nuk e humbi shumë durimin, e më keq akoma, Portugalia fitoi në fund të ndeshejs ndaj Shqipërisë.

SHKARKO APP