Mësuesi dyshohet se ngacmoi seksualisht 27 nxënës

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për të caktuar masën e sigurisë “paraburgim” për një mësues, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës. Lajmi raportohet nga mediat kosovare.

Sipas njoftimit  të shpërndarë për media nga Prokuroria e Gjakovës, mësuesi B.V dyshohet se që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore ” Mazllum Këpuska”, ka kryer veprime të turpshme ndaj nxënësve.

Nga të dhënat e para mësohet se mësuesi i gjuhës shqipe përdoret fjalë joshëse  ndaj të miturve dhe i prekte  në pjesë të ndryshme të trupit.  Prokuroria dyshin se mësuesi ka kryer elementë të veprës penale “ngacmim seksual ndaj të miturve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?