Mësuesit duan paga shtesë, sindikatat kërcënojnë me grevë

Jo të gjithë mësimdhënësit në vend po pajtohen me paralajmërimet e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, që të pezullohet mësimi nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Kjo sindikatë i ka dhënë ultimatum Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit që brenda kësaj jave të vendos për ndarjen e buxhetit për pagën shtesë për punën e mësimdhënësve në pandemi, si dhe hyrjen në fuqi të kontratës kolektive.

Por, mësimdhënësja e klasës së pestë, Syzana Ibrahimi në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë thotë se këto kërkesa janë të bazuara, por asnjëherë nuk duhen arritur duke sakrifikuar nxënësit.

Drejtuesit e sindikatës nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe nga paralajmërimi për grevë. Madje për arritjen e këtij synimi kryetari i sindikatës, Rrahman Jasharaj thotë se kanë filluar me mbledhjen e nënshkrimeve. Nga ana tjetër, institucionet ende nuk kanë reaguar ndaj këtyre paralajmërimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?