Meta: Bajram Rexhepi, luftëtar i paepur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të dashurve e miqve të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi për këtë humbje të madhe.

Kreu i Shtetit thekson veçanërisht “kontributin i tij si Kryeministër i parë i Kosovës, si politikan i spikatur në vitet e para të Kosovës së çliruar, si luftëtar i paepur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjet i tij për ndërtimin e instucioneve të saj, do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”

SHKARKO APP