Meta i prerë me Vuçiç: Mos provoko më shqiptarët

Presidenti Ilir Meta ka dënuar fyerjet ndaj shqiptarëve në protestat që po zhvillohen këto ditë Beograd të Serbisë. Në emisionin “Tempora” në “RTV Ora”, Presidenti u shpreh se është e papranueshme që këto akte nuk dënohen nga politikanët serbë.

Ai deklaroi se po ashtu është e papranueshme që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç provokon shqiptarët me mohimin e Masakrës së Reçakut.

“Shikoj mijëra qytetarë serbë që dalin para ambasadës dhe fyejnë shqiptaret në rrugët e Beogradit. Kjo është e papranueshme për frymën e fqinjësisë së mirë, por kur shoh në nivelet më të larta të politikës serbe që nuk dënojnë këto akte, kjo është e papranueshme. Presidenti i Serbisë të mos provokojë më shqiptarët, me mohimin e Masakrës së Reçakut dhe me lëvdatat që i bën Millosheviçit. Serbia duhet të respektoje parimet e fqinjësisë së mirë dhe të mos provokojë me shqiptarët”,- tha Presidenti Meta.

SHKARKO APP