Meta paralajmëron ashpër Ramën: Haradinaj ka 40 varre në shtëpi, mos e provoko më Kosovën se do e marrësh përgjigjen nga Shqipëria

Në konferencën e jashtëzakonshme mbajtur sot për mediat, Presidenti Ilir Meta paralajmëroi kryeministrin Edi Rama edhe për ndërhyrjet në politikën e brendshme të Kosovës sidomos për sulmet ndaj liderëve në Prishtinë.

Kreu i shtetit iu referua kryeministrit Edi Rama si “gruaja e Bilalit” duke i kujtuar historinë e pagesës së jashtëligjshme prej 80 mijë dollarësh për një foto me Barak Obamën.

Presidenti i kujtoi Edi Ramës se Haradinaj ka 40 varre në shtëpi dhe është një luftëtar i lirisë. Presidenti tha se kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të provokojë më Kosovën, se do e marrë përgjigje nga Shqipëria.

Ndoqa dhe sot lojërat e tij duke mbajtur gjoja anën e Albin Kurtit, kundër Ramush Haradinajt. Unë duhet ti them që “gruaja e Bilalit” e ka kaluar me kohë vijën e kuqe edhe në raport me çështjet ndërkombëtare e jo vetëm me Kushtetutën. Po e provokon më shumë seç duhet Ramush Haradinaj. Ishte “gruaja e Bilalit” që e përkrahu e para. Më keni parë ndonjëherë mua të them po ose jo, mua as më pyeti as e këshillova Haradinajn. “Gruaja e Bilalit” vrapo gjithandej, thoshte që bëri shumë mirë, pastaj kur i thanë “gruas së Bilalit” ke një fotografi në kundërshtim me ligjet filloi të merret me Ramushin. Nuk ka nevojë as zoti Kurti askush tjetër në Kosovë për të marrë mend nga “gruaja e Bilalit”. Të mos provokojë më Ramush Haradinaj”, u shpreh kreu i shtetit, Ilir Meta.

SHKARKO APP