Meta tallet me Baton Haxhiun: Nuk habitem nëse thotë se Adem Jashari u vra për t’i dhënë Serbisë, Mitrovicën

Presidenti Ilir Meta në studion e gazetarit Ylli Rakipi në televizionin “News 24” ka folur sot dhe për idenë e ndryshimit të Kufijve në Ballkan. Kreu i shtetit komentoi një deklaratë të gazetarit Baton Haxhiu, i cili ka thënë se idenë e ndryshimit të kufijve e ka pasur i pari Ilir Meta në vitet 2000.

Duke komentuar në mënyrë ironike këtë qëndrim të gazetarit Haxhiu, Meta tha se “nuk habitem nëse thotë edhe që Adem Jashari u vra për t’i dhënë Serbisë, Mitrovicën”.

Presidenti Meta shtoi se në periudhën e vitit 2000 kur flet Baton Haxhiu, Kosova nuk ka qenë ende e pavarur dhe nuk mund të flitej fare për kufij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?