Meta-Thaçi flasin edhe për diplomacinë parlamentare në favor të Kosovës

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, i cili shoqërohej prej Ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe Ministrit të Infrastrukturës Lutfi Zharku.

Kryetari i Kuvendit Meta shoqërohej prej deputetëve Taulant Balla,Edi Paloka dhe Petrit Vasili.

  1. Meta i uroi mirëseardhjen Thaçi në këtë vizitë të parë zyrtare në cilësinë e Presidentit të Kosovës dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera vllazërore mes dy vendeve. Në këtë kuadër Meta theksoi se bashkëpunimi ndër-parlamentar është intensifikuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit dhe rikonfirmoi se diplomacia parlamentare shqiptare mbetet në shërbim të shtimit të njohjeve dhe afirmimit të mëtejshëm të shtetit të Kosovës.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi mes dy qeverive respektive dhe u konfirmua mbështetja e Shqipërisë në forcimin e perspektivës euro-atlantike dhe forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë, në interes të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajonin tonë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandalur të Shqipërisë dhe vlerësoi kontributin e Kuvendit në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit dypalësh dhe në forumet ndërkombëtare ku Shqipëria është e pranishme.

  1. Thaçi theksoi gjithashtu se intensifikimi i bashkëpunimit në fushat e agro-përpunimit, bujqësisë dhe infrastrukturës do t’i shërbejë rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe turistike mes dy vendeve tona.

Në përfundim Kryetari Meta dhe Presidenti Thaçi diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke ndarë bindjen e përbashkët se si Shqipëria ashtu edhe Kosova mbështesin heqjen e barrierave dhe forcimin e ndërlidhjes rajonale në interes të sigurisë, paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan.

thac

SHKARKO APP