Mijëra qirinj për Donjetën
Historia e trishtë e Donjeta Pajaziti, vajza nga Kosova e cila u gjendet e vrarë në mënyrë misterioze, ka sensibilizuar mijëra banorë të Deçanit. Vajza ka rezultuar e humbur që në Nëntor të këtij viti, por ajo u gjet fatkeqësisht e pa jetë në Bjeshkët e fshatit Strellc të komunës së Deçanit. Në facebook në një faqe të quajtur Peja City ka publikuar fotot, që mijëra banorë kanë ndezur një qiri për Donjetën dhe kanë kërkuar dënimin e autorëve. Ja çfarë ka shkuar faqja në një status: "Qytetarë të shumtë sonte në qendër të Deçanit kanë ndezur qirinj. Deçanin e ka kapluar dhembja për vrasjen e mistershme të Donjeta Pajazitaj. Të gjithë duan zbardhjen e kësaj vrasje që shpirti i Donjetës të prehet i qetë e në paqe".
Një media lokale ka komunikuar me familjarët e së ndjerës, ku ata me dhimbjen e largimit të parakohshëm të vajzës së tyre, kanë kërkuar drejtësi. Nëna e saj, Lumnije Pajaziti nga Strellci, është shprehur se vajza e saj nuk ishte me askënd në hasmëri apo në një lidhje emocionale. Por, është e bindur se të bijën ia vrau një mashkull. “Qysh ka qenë faqebardhe, i erdhi edhe të vdesë faqebardhe”, shprehet nëna e 24 vjeçares, që është krenare me të bijën. Trupi i së ndjerës do të varroset të dielën në orën 14:00.
R.Sh