Milaim Zeka bën deklaratën e fortë, tregon ç’po ndodh në takimin Kosovë-Serbi: Zhvillime dramatike në Washington

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, u shpreh se në Uashington, në takimin mes Kosovës dhe Serbisë janë duke ndodhur zhvillime dramatike.

Zeka me anë të një postimi në Facebook, po pretendon se pika më e nxehte e marrëveshjes së diskutuar është Liqeni i Ujmanit.

Sipas tij, pala kosovare nuk po pajtohet që  ky aset të menaxhohet nga të dyja palët.

Postimi i plotë:

Zhvillime dramatike ne Washington

Pika me e nxehte e marreveshjes eshte Ujmani. Rreth kesaje pike nuk po pajtohet pala kosovare. Serbia po kerkon qe Ujmani te menaxhohet nga te dyja vendet. Kjo i bjen sikur Kosova dhe Shqiperia me menagju Liqenin e Kukesit.

A do arrihet marrevesheja, te shohim.

SHKARKO APP