Milaim Zeka: Kosova dhe Shqipëria drejtohen nga ambasadat e huaja

“Kosova dhe Shqipëria de facto udhëhiqen nga ambasadat e huaja”. Ky është opinion që ka dhënë gazetari Milaim Zeka, gjatë një interviste dhënë në Oktapodin e Turjan Hyskajt, në Vizion Plus. Sipas tij, si në Shqipëri dhe në Kosovë, janë ndërkombëtarët që vendosin për gjëra të rëndësishme, ndërsa shqiptarët bëjnë vetëm zhurmaxhiun. Zeka i ka qëndruar deklaratave se Vetvendosja është krijuar nga Shërbimi Informativ i Kosovës, duke shtuar se brenda kësaj force politike, ka element ekstremistë të lidhur me ISIS-in.

Milaim Zeka e konsideron anarki atë që po ndodh këto kohë në Kosovë, duke deklaruar se pas vënies në funksion të Gjykatës Speciale, do të ketë arrestime politike në Prishtinë. Për opinionistin Zeka, Kosova do të mbajë zgjedhje pranverën e vitit të ardhshëm, ku do të dalin më në pah, koalicione që janë ende në prapaskenë, si ai i Ramush Haradinajt me Shpend Ahmetin, apo afrimin e Haradinajt me Kadri Veselin.

Përse i përket politikës në Shqipëri, Milaim Zeka tregohet i ashpër në gjuhën e përdorur, duke deklaruar se Rama nuk ka bërë asgjë, gjatë 3 viteve të qeverisjes së tij. Gazetari kosovar zbuloi edhe një detaj të një interviste që i ka marrë Ramës, disa muaj para zgjedhjeve të 2013-ës, duke rrëfyer se e ka pyetur nëse do të kishte b…të arrestonte Berishën. Sipas tij, Rama nuk I dha përgjigje për këtë. Zeka konsideron Sali Berishën si “nona i krimit”, si edhe kritikoi kreun e Partisë Demokratike Lulëzim Basha, që quajti hipokritë ambasadorët e huaj.

Lidhur me “zhurmën” që bëri një shkrim i tij për prapaskenat e delegacionit shqiptar që ishte në Eurosong, Milaim Zeka sqaroi se delegacioni shqiptar nuk e pranoi stilisten Bora Kokëdhima të ishte brenda dhomës së planifikuar për ta, gjë që e irritoi stilisten. Si pjesmarrës në sallën ku u mbajt Eurosong, Zeka rrëfeu se pala shqiptare nuk i pagoi as taksinë Eneida Tarifës, duke e lënë të dilte në mesnatë në këmbë, në temperatura të ulëta.

SHKARKO APP