Milaim Zeka shpërthen ndaj presidentit serb: Vuçiç na ka bërë kaps

Gazetari i njohur, Milaim Zeka, ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, ku foli për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

“Vuçiç na ka bërë kaps ne këtu në Kosovë dhe nuk po e bëjmë as ulur dhe as në këmbë”, tha Zeka.

Si e shikon atë që po ndodh në veriun e Kosovës, si e shikon me sytë e një analisti? Si ta kuptojmë ne publiku këtej?

“E para, nuk ka kurrfarë paniku për luftë, sepse sa të jetë një ushtar amerikan në tokën e Kosovës dhe një ushtar i KFOR-it, Aleksandër Vuçiç krejt këto parada ushtarake i ka vetëm për konsumin e brendshëm propagandistik brenda territorit serb. Sepse ai është duke u ballafaquar me një dramë të jashtëzakonshme, një grup i njohur kriminal është arrestuar në Serbi . grup i cili ka vrarë njerëz, i ka marrë dhe i ka çuar, i ka bërë sallam, i ka grirë njerëzit në një fabrikë. Gjëra të llahtashme që kanë dalë në New York Times”, tha gazetari i njohur.

Sipas Zekës, jemi në situatën identike të Bill Clinton kur vendosi që të bombardonte Serbinë.

“Pak shqiptarë e besojnë, por unë kam lexuar raportet sekrete të CIA-s amerikane që njëra nga arsyet se pse Bill Clinton u bind nga Tony Blair për të bombarduar Serbinë, ishte afera me Monica Lewinsky. Domethënë, për ta zhvendosur vëmendjen nga afera seksuale me Monica Lewinsky, këshilltarët i thanë Bill Clinton që të bombardonte Serbinë.

Tani Vuçiç për të ikur nga këto skandale po e dërgon ushtrinë afër kufirit. Por imagjinoni se çfarë efektesh ka kjo kur ne kemi ushtrinë e NATO-s brenda në Kosovë”.

SHKARKO APP