Millosheviçi i ri, sëmundje e vjetër, ilaç i njëjtë!

Nga Red Varaku –
Presidenti i Serbisë dhe Jugosllavisë së re, Aleksandër Vuçiç, në një rast të paprecedentë, bëri një deklaratë shumë të rrezikshme, ku kërcënoi Kosovën dhe bashkë me të paralajmëroi të gjithë rajonin me një luftë të re në Ballkan duke e krahasuar situatën në Kosovë të njëjtë me konfliktin në Nagorni Karabak .
Një lajm i zi për Kosovën dhe gjithë Ballkanin, që na kthen pas në kohën ku babai i tij shpirtëror Slobodan Millosheviç kreu genocid mbi popullatën civile të rajonit duke e kthyer rajonin në një varr masiv, duke ndërtuar kampe përqëndrimi dhe duke masakruar gra, pleq dhe fëmijë.
Një lajm shumë i rëndë, që dëshmon që Serbia është një mitër e prishur që do të prodhojë vazhdimisht Millosheviçë të rinj që do të jenë gjithmonë kërcënim për jetën dhe paqen në rajon me të cilin duhet të ketë një qëndrim të prerë dhe të vendosur.
Thjesht mendimi për luftë që Millosheviçi i ri i Ballkanit ka në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rajon, duhet të ishte një alarm për të gjithë popujt e Ballkanit të cilët duhet të reagonin të gjithë njëzëri.
Kjo për faktin se ky qëndrim as që mund të mendohet e jo më të artikulohet, pikërisht nga ata që e derdhën gjakun e boshnjakëve, kroatëve, sllovenëve dhe shqiptarëve lumë .
Kushdo që nuk e merr seriozisht një deklaratë të tillë pas masakrave çnjerëzore, varreve masive dhe gjakut të derdhur, jo vetëm nuk është shqiptar, por është thjesht një tradhtar i shitur .
I paprecedentë mosreagimi i autoriteteve shqiptare me në krye kryeministrin e Shqipërisë, kur vetëm pak ditë pas firmosjes së marrëveshjes për Jugosllavinë e re, presidenti i kësaj federate të re kërcënon me “shkrirjen e konfliktit” dhe rikthimin e gjakderdhjes në rajon.
Madje, në rastin e kërcënimit ndaj Kosovës nuk duhet të kishte thjesht një deklaratë nga autoritetet shqiptare në mbështetje të autoriteteve kosovare, por duhet të kishte një qëndrim të qartë dhe ngrirje të menjëhershme të marrëdhënieve me Beogradin derisa kjo gjë të sqarohej përfundimisht .
Vendosmëria dhe bashkimi i faktorit shqiptar përballë këtyre kërcënimeve duhet të ishte i vetmi ilaç kundër tyre. Lënia vetëm e Kosovës në këto ditë të vështira për të është akti më i lartë i tradhtisë kombëtare .
Në mbështetje të Kosovës do të reagonte çdo kryeministër normal që nderon gjakun e derdhur për liri dhe nuk firmos me Millosheviçiin e ri në të njëjtën ditë kur luftëtarët shqiptarë dalin para Gjykatës Speciale me akuza monstruoze kundër tyre.
I tillë duhet të ishte reagimi përballë një kërcënimi që vjen nga ata që e kthyen tokën shqiptare në varrezë të nënave , motrave, baballarëve dhe fëmijëve tanë.
Mosreagimi ndaj një deklarate të tillë nuk është thjesht një dëshmi që ky kryeministër ka qenë dhe është vegël e projektit të Moskës për ta kthyer Beogradin në kryeqytet të Jugosllavisë së re, por është njëkohësisht edhe një pabesi ndaj martirëve të Kosovës dhe kombit.
Me sa duket për këtë individ gjaku i derdhur për lirinë e Kosovës nuk është gjë tjetër vetëm se bojë e kuqe për telajon e tradhtisë së rradhës.
Rexhep Polisi, Ermal Xhelilaj and 64 others
3 Comments
1 Share
Like

Comment
Share

SHKARKO APP