Mimoza Kusari-Lila ka humbur Gjakovën

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur zgjedhjet lokale të balotazhit në Kosovës. Kutitë e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe janë mbyllur në orën 19:00,shkruan albeu.com.

E menjëherë pas mbylles së vendvotimeve Klan Kosova ka publikuar Exit Poll-et e para në lidhje me shifrat e votimeve.

E sipas Exit-Pollit në Komunën e Gjakovës ka fituar kandidati kandidati i AAK-së Ardian Gjini.

Tashmë pas pak fillon edhe numërimi i flet-votimeve në qendrat e votimit.

Vlen të theksohet se procesi i votimit gjatë ditës së sotme është zhvilluar përgjithësisht i qetë duke pasur veëm disa incidente në shkallë vend. Zgjedhjet e para lokale u mbajtën në 22 tetor të këtij viti.

SHKARKO APP