Mimoza Kusari-Lila merr detyrën e rëndësishme në LVV
Deputetja Mimoza Kusari Lila është zgjedhur sot kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Është vetë LVV që bën me dije se sot është mbajtur një mbledhje e Grupit Parlamentar dhe Lila është zgjedhur të jetë në krye të grupit të deputetëve, deri në mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të LVV.
“Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota PRO, 2 vota KUNDËR, 3 vota ABSTENTIM dhe 1 e zbrazët, znj Kusari-Lila u votua për drejtimin e grupit parlamentar”, njoftohet nga LVV.
Lëvizja Vetëvendosje shton më tej se “Mimoza Kusari-Lila është deputetja që sidomos në legjislaturën e fundit ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë në adresimin e çështjeve të rëndësishme për ne dhe për vendin. Asaj i urojmë sukses në detyrën dhe përgjegjësinë e saj të re“.