Minatorët e Trepçës në grevë, kërkojnë pagat e prapambetura

????????????????????????????????????

Pas grevës në Shqipëri, mbi 200 minatorë të minierës së Trepçës në Kosovë janë futur në greve urie për shkak të mosmarrjes së pagave nga ana e shtetit. Ata kanë paralajmëruar se do vijojnë grevën deri sa të marrin pagat e muajit të kaluar.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka vendosur të shpërndajë ndihmën financiare prej 1.1 milionë eurosh për minatorët e Trepçës. Edhe pas këtij vendimi, minatorët janë të vendosur të vijojnë grevën, pasi ndihen të gënjyer nga qeveria.

Kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, thotë se punëtorët ende nuk kanë marrë pagat, pavarësisht se qeveria e Kosovës ka premtuar zgjidhje. Ai shtoi se minatorët e Trepçës do vijojnë grevën deri në momentin kur pagat e tyre të hidhen në llogaritë bankare.

SHKARKO APP