Minatorët e Trepçës vazhdojnë grevën

Për të dytën ditë me radhë, qindra minatorë të kompleksit të minierave Trepça po refuzojnë të dalin nga minierat duke kërkuar miratimin e një ligji të veçantë për këtë kompleks që do ta bënte atë pronë të qeverisë. Aktualisht Trepça administrohet nga Agjencia e Privatizimit, ndërsa qeveria tha se veprimet e saj ndaj këtij kompleksi kanë për qëllim shmangien e falimentimit. Minatorët druajnë se vendimi për të hequr dorë nga shndërrimi i Trepçës në ndërmarrje publike mund të jetë kushtëzuar nga trysnia e Beogradit.

SHKARKO APP