Ministri Bushati: Kërkojmë nga Serbia respektimin e shqiptarëve si respektohen serbët në Kosovë

Ministri Bushati në lidhje me debatin e këtyre ditëve në Kosovë për bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën, tha se “Takimi me përfaqësi të shqiptarëve të Kosovës u përqendrua rreth situatës së të drejtave të shqiptarëve, që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe zhvillimet e tanishme në rajon. Shqiptarët atje përballen me vështirësi të panumërta, si në rrafshin politik e administrativ, ashtu dhe në atë zhvillimor, arsimor e ekonomik. Shqipëria do të vijojë të kërkojë nga Serbia as më shumë e as më pak se të drejtat që gëzojnë serbët në Kosovë dhe të njëjtin presion konstruktiv presim dhe nga SHBA dhe partnerët tanë europianë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?