Ministri Hoxhaj takoi komandantin e KFOR-it, Figliuolo
Kosova E Hënë, 10 Nëntor 2014 16:56
Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamjet e përbashkëta për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Ministri Hoxhaj informoi komandantin e KFOR-it për suksesin që Kosova ka arritur në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, së fundi me anëtarësimin në organizatën për bashkëpunim të sigurisë me seli në Zagreb, RACVIAC.
Ministri Hoxhaj ritheksoi se procesi i integrimit në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës dhe do se të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që ky rrugëtim, që gëzon përkrahje madhore nga qytetarët e vendit, të pasurohet edhe më tutje.
Ministri Hoxhaj dhe komandanti Figliuolo u dakorduan që ky bashkëpunim reciprok të vazhdohet bazuar në një agjendë më dinamike në të ardhmen.