Ministri i jashtëm serb: ‘Shqipëria e Madhe’ po na vjen deri në Nish, SHBA-BE të reagojnë
Duke reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Bujanovcit, Jonuz Musliut se “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është i pakuptimtë pa bashkimin e Luginës së Preshevës, pa Medvegjën, Bujanocit e Preshevës”, ministri Punëve të Jashtme serbe, Daçiq deklaroi se ky është kërcënim ndaj paqes në Ballkan e Evropë, njofton gazeta serbe Beta.
“Deklaratat e koordinuara Rama, Thaçi dhe Musliu tregojnë se ‘Shqipëria e Madhe’ është synimi i gjithë shqiptarëve. Sot Musliu kërkon që Shqipëria të jetë deri në Nish, por nesër mund të kërkojë të jetë në Shkup, Ulqin apo Epir. Nëse BE, SHBA, Britania e Madhe nuk reagojnë kur Shqipëria të ketë arritur në Nish, atëherë ato do jenë përgjegjës për pasojat”- ka thënë Dacic.