Ministri i Mbrojtjes së Serbisë: Krijimi i Shqipërisë së Madhe do të nisë në Kosovë

Politikanët e lartë serb e kanë përdorur me mjeshtëri tezën e Shqipërisë së Madhe. Shqipëria e Madhe është një që në Tiranë nuk është marrë kurrë seriozisht, por Beogradi duket se e ka futur në linjën e politikës zyrtare dhe e prezanton në BE si rrezikun e ri të Ballkanit.

Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka deklaruar sot për mediat serbe se procesi i krijimit të Shqipërisë së Madhe do të nis në Kosovë.

Duke folur për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Vulin tha se “Beogradi nuk do të lejojë që Shqipëria e Madhe të fillojë të krijohet në kufijtë e Serbisë.

Vulin ka bërë dhe një diversion të fortë ndaj qëndrimit të Prishtinës, duke thënë se negociatat duhet të bëhen mes Serbisë dhe Tiranës dhe jo Serbisë dhe Prishtinës.

Qëndrime të tilla janë të shpeshta nga politikanët serbe, por këtë herë vijnë nga një zyrtar i lartë që është dhe Ministër i Mbrojtjes. Çuditërisht Tirana zyrtare nuk ka asnjë qëndrim ndaj këtyre deklaratave. Ndërkohë, teza të tilla pa asnjë bazë, pasi përpunohen nga Serbia shkojnë në Bruksel si “fakte” kundër Shqipërisë dhe Kosovës.

SHKARKO APP