Ministri i Shëndetësisë: Nga 4 qershori janë kryer mbi 190 mijë testime në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, në seancën e Kuvendit ka bërë të ditur se nga fillimi i pandemisë janë kryer më shumë se 119 mijë testime për Covid-19.

Ai ka thënë se vetëm nga 4 qershori e deri më tani, janë kryer më shumë se 194 mijë testime.

“Që nga dita e parë e pandemisë dhe deri më 16 nëntor, në Kosovë janë kryer 119 mijë e 20 testime, deri më 4 qershor, pra për 92 ditë janë kryer 15 mijë e 880 testime, ndërsa nga 4 qershori deri më 16 nëntor 104 mijë e 640 testime”, u shpreh ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Zemaj ka deklaruar se kanë kërkuar furnizim edhe me 300 mijë teste për Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë seancës së sotme ai ka kërkuar unitet nga pozita dhe opozita për ta menaxhuar gjendjen me pandeminë, derisa po ashtu është shprehur se si ministër ka punuar për fushën e shëndetësisë.

Përndryshe, opozita ka kritikuar Qeverinë Hoti dhe ministrin Zemaj për keqmenaxhim gjatë kohës së pandemisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?