Ministri Maqedonci: Plani serb është real, 48 baza operacionale përgjatë kufirit me Kosovën

Kryeminsitri Albi Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë paralajmëruar sulme të reja si ai i Banjkës në veri të Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se Kosova vijon të mbetet e kërcënuar jo vetëm nga studio si ai i Banjskës, por nga qasja hegjemoniste e institucioneve të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës.

“Këto 3 brigada kanë një tejzgjatje operacionale përgjatë kufrit me Kosovën. Kjo tejzgjatje paraqitet përmes vendosjes së 48 bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandamërisë gjatë gjithë vijës kufitare”,-tha në ”A2cnn”.

Ministri theksoi se kjo prezencë e ushtrisë serbe përbën rrezik jo vetëm për Republikën e Kosovës, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. “Ndodhen aty prej vitesh, por janë aty për të kërcënuar, sovranitetin, integritetin territorial të vendit tonë. E kanë shumë të lehtë grupet e armatosura të futen në territorin e Kosovës. Një sinkronizim me qëllim të zhvillimit të një lufte hibride në raport me Kosovën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maqedonci theksoi se masat nga ana e Kosovës janë marrë. Siç sqaroi ministri, i gjithë territori në veri është krehur nga policia, teksa shtoi se Kosova ka shtrire të inteligjencës thellë në atë zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?