Ministri serb jep alarmin: Rrezikohemi nga “Shqipëria e Madhe”, që do kthehet shteti më i fortë në Ballkan

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushton vëmendje ideve të hedhura nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në median serbe.

Në artikullin e së përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung” mbi debatin aktual në Serbi për më shumë realizëm ndaj çështjes së Kosovës, nënvizohet, se pas presidentit Vuçiç, është ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ai që hedh ide për Kosovën.

“Serbia gjithmonë ka humbur përmes një politike jorealiste dhe utopike ‘gjithçka ka arritur me gjak’, shkruan Daçiç në një tekst me pasazhe luftarake, të botuar të hënën në gazetën ‘Novosti'”.

Sipas Daçiç, qëllimi i shqiptarëve është krijimi i Shqipërisë së Madhe. “Kjo Shqipëri e madhe kërcënon të jetë ‘shteti më vital i Ballkanit’ dhe një instrument i ndikimit perëndimor në rajon.”

Daçiç vazhdon me paralajmërime, se shqiptarët kanë në plan të bashkojnë veriun e Kosovës me Sanxhakun për të ‘rigjallëuar territorin historik-osman’.

“Një lidhje e ‘Kosovës së islamizuar’ me Sanxhakun, sipas Daçiç do të ishte një dështim më i madh për popullin serb, më i madh se të gjitha dështimet e popullit serb në shekullin e 20-të.”

Propozimi i Daçiçit për zgjidhjen e problemeve të Serbisë nuk është edhe aq i ri-  ndarja e Kosovës e bashkimi de jure i veriut të Kosovës me Serbinë. “Përveç kësaj manastiret serbe dhe kishat e Fushë-Kosovës duhet të marrin statusin autonom.

FAZ analizon, se Daçiç e shikon të vetmen zgjidhje realiste për Kosovën në atë ‘”që territoret ku jetojnë serbë, të bashkohen me Serbinë, dhe pjesët e tjera ku jetojnë shqiptarët të pavarësohen’.

Me sa duket Beogradi ndjek planin, se pika që pikon pandërprerë do të jetë ajo që do ta gërryejë Fushë-Kosovën”, shkruan FAZ.

SHKARKO APP