Ministri serb: “Krenarë për masakrat ndaj shqiptarëve”

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, ka nderuar një të dënuar të luftës nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte. Vulin ka vlerësuar për rolin e tij kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në 1999 ish-gjeneralin Vladimir Lasareviç, duke thënë se “Serbia nuk duhet të ketë turp për një goditje të përgjakshme ndaj atyre që ai i quajti separatistë etnikë shqiptarë”.

“Koha e turpit është zhdukur, është koha për një krenari të qetë,” tha Vulin. I pranishëm me të ishte edhe ish-gjenerali Vladimir Lazarevic, i cili u dënua me 14 vjet burg nga Gjykata e Hagës për mizoritë e kryera nga trupat serbe në Kosovë gjatë bombardimeve të NATO-s, e cila ndaloi goditjen.

Lazareviç, komandanti i trupave serbe gjatë luftës në Kosovë që u dënua se la 10.000 njerëz të vdekur dhe mijëra të pastrehë. Ai u lirua nga burgu pasi vuajti dy të tretat e dënimit të tij. Vulin tha se Lazareviç dhe ushtarë të tjerë serbë që luftuan në Kosovë “kanë arsye për t’u shënuar si më të mirët ndër më të mirët dhe më trimat në mesin e trimave”, tha ndër të tjera Vulin./ Washingtonpost/

SHKARKO APP