Ministri serb: Rama po më pëlqen me idenë e Mini Shengenit kundër Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç thotë se me qëndrimet që Edi Rama ka mbajtur për Mini Shengenin, ka krijuar simpati për kryeministrin e Shqipërisë. Ai ka thënë se pëlqen Ramën më shumë se sa Kurtin lidhur me trajtimin e këtij projekti.

Ndërkohë ideja e presidentit të Serbisë, kryeministri Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Mini Shengenin ka krijuar reagime të forta në Kosovë. Kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës kanë deklaruare se ky projekt do të dëmtojnë Kosovën dhe do të fuqizojë Serbinë në rajon.

Ky sherr me Shqipërisë dhe Kosovës duket se i pëlqen qeverisë serbe. “Nuk e besoj se do ta thosha, por më duhet ta pranoj se Rama më pëlqen më shumë. Mendoj se Rama bëri gjënë e duhur duke pranuar iniciativën se të gjitha kritikat janë çështje politike dhe qëndrim antiserb”, ka thënë Ivica Daçiç për median serbe.

SHKARKO APP