Ministri serb Sertiq: Në Bruksel jemi marrë vesh që Trepça të mos privatizohet

Përderisa institucionet e Kosovës nuk ndalen për të marrë “Trepçën”, Serbia do ta kthejë procesin e privatizimit të këtij kombinati, ka thënë ministri i Ekonomisë së Serbisë Zhelko Sertiq.

Sipas mediave serbe ai ka thënë se nëse institucionet kosovare nuk tërhiqen nga ndryshimi i ligjit, me të cilin i mundëson Kombinatit Trepça të kalojë në pronësi të Kosovës, Serbia me ligjin e saj do të rikthejë procesin e privatizimit të këtij kombinati, njofton Express.

“Vendimet për privatizimin e ndërmarrjeve në Kosovë i kemi tërhequr siç edhe jemi marrë vesh në bisedimet në Bruksel”, tha Sertiq.

“Ky është një rrënim i tmerrshëm i të gjitha procedurave dhe të drejtave”, tha Sertiq në prag të seancës së Parlamentit të Kosovës, i cili do të mbahet sot, ku pritet të votohet ligji për ndryshimin e ndërmarrjeve publike.

SHKARKO APP