Ministri serb: Zgjidhja përfundimtare për Kosovën është autonomia

“Një autonomi shumë e gjerë për shqiptarët, por nën kujdesin e Kushtetues serbe dhe Rezolutës 1244”- kështu ka thënë ministri serb Popovic.

Kjo është zgjidhja përfundimtare për problemin e Kosovës, ka thënë për ‘Blic’ ministri serb për Zhvillim dhe Inovacion, Nenad Popovic.

Popovic thotë se autonomia për Kosovën do të ishte edhe në interesin e të gjithë shqiptarëve.

“Është e rëndësishme që të gjithë së bashku, pavarësisht nga dallimet politike, të japim zgjidhjet tona. Unë nuk i kuptoj ata që nuk duan të marrin pjesë në dialog”.

Këto propozime nga pala serbe vijnë tani kur Kosova po përgatitet për të festuar 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.a

SHKARKO APP