Ministrja Albulena Haxhiu bëhet nënë për herë të tretë

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu, është bërë sot nënë për herë të tretë. Ajo ka sjell në jetë një vajzë, pas një lindje me prerje cezariane.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i një klinike në Prishtinë, Jakup Ismajli.

“Albulena ka lindur sot rreth orës 08:39. Operimi ka shkuar mirë. Ka sjell në jetë një vajzë nga shtatzënia e tretë. Foshnja lindur tri kilogramë e 200 gram”, ka thënë Ismajli për Telegrafin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja dhe bashkëshorti i saj, Alban Ismajli, kanë vendosur që vajzën e tyre të parë ta pagëzojnë me emrin Andrra. Çifti janë gjithashtu prindër të dy djemve më të mëdhenj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?