Ministrja e Drejtësisë në Kosovë: Arrestimi i Haradinajt ka prapavijë politike

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Dhurata Hoxha, gjatë fjalimit të saj në Kuvend, ka thënë se arrestimi i Haradinajt ka prapavijë politike.

“Ministria e Drejtësisë ka ofruar prova në mbështetje të Ramush Haradinajt dhe se arrestimi i tij është pa bazë juridike por dhe totalisht arrestim politik”, ka thënë ajo.

Hoxha ka bërë të ditur se deri më tani i ka dërguar dy letra si notë proteste në Ministrinë e Drejtësisë në Francë për lirimin e Haradinajt.

“Pas marrjes së informacionit nga Policia e Kosovës rreth arrestimit të Haradinajt, Ministria e Drejtësisë ka kontaktuar të gjitha institucionet për ta parë gjendjen faktike rreth arrestimit të Haradinajt. Ministria e Drejtësisë i ka dërguar notë proteste Ministrisë së Drejtësisë në Francë. Kam filluar konsultimet me Ministrinë e Punëve të Jashtme për përkaditjen e shkresës së dytë dërguar Ministrisë së Francës e cila u dërgua më 6 janar në Francë. Ne kërkuam lirimin e tij të pakushtëzuar. MD mbetet në gatishmëri për veprime juridike lidhur me këtë rast. Ndalimi i tij ka prapavijë kryekput politike”, ka thënë ajo

SHKARKO APP