Ministrja e Jashtme/Gërvalla: S’ka më konsuj politik, 50% diplomatë karriere
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë një raportimi para Komisionit për Punë të Jashtme, tha se Kosova nuk do të ketë më konsuj politik. Nga ana tjetër, ajo shtoi se mbi 50 për qind e ambasadorëve të Kosovës në botë do të jenë diplomatë të karrierës.
”Proporcioni politik dhe diplomatë të karrierës nuk do të tejkalojë në asnjë moment 50-50, do të thotë së paku, jo maksimumi, por minimum 50% e ambasadorëve tanë do të jenë diplomatë të karrierës. Konsuj politik nuk ka në qeverinë tonë, nocioni konsull politik nuk është praktikë ndërkombëtare dhe nuk do të ketë të tillë. Pra të marrim vetëm ambasadorët do të jetë së paku 50%, por duke marrë në konsideratë edhe konsujt, atëherë përqindja do rëndojë shumë më tepër nga diplomatët e karrierës sesa nga diplomatët politik”, tha Gërvalla.