Miratohet në parim Ligji për Trepçën
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 82 vota për dhe 12 abstenime, kanë miratuar në parim Ligjin për Trepçën.
94 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë marrë pjesë në votim.
Komisioni funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në pajtim me vendimet, do t’i shqyrtojë propozimet për plotësim ndryshim të ligjit dhe do t’ia paraqes Kuvendit për leximin e dytë.
Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në emër të deputetëve të këtij subjekti ka paraqitur pranë Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri gjashtë amendamente për Projektligjin për Trepçën./Ora/