“Mirë se vjen nipçe”, ja si tallen shqiptarët me vizitën Vuçiç në Kosovë (FOTO)
Kosova E Mërkurë, 7 Prill 2021 17:02
Disa të rinj në fshatin Pasjan të Kosovë, dolën ta presin me parrulla kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, që po viziton Kosovën. Në parrullat e tyre kishte shkrime si
“Welcome to the Republic of Kosovo”, “You must apologize” apo edhe “Mirë se vjen nipçe”. Kjo e fundit u referohet lajmeve të dala nga disa media kroate se babai i Vuçiç mund të ketë qenë gazetari kosovar Fahri Musliu, i cili dikur ka punuar në televizion me nënën e kryeministit serb. Policia tentoi t’i largonte protestuesit nga rruga Gjilan – Preshevë, por ata i shpërfillën thirrjet e saj