Mirësevjen Kryeministër! Vuçiç “përmbyset” në Mitrovicë

Foto të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç me mbishkrimin në serbisht “Mirësevjen kryeministër”, të vendosura nëpër rrugët kryesore në veri të Mitrovicës, janë shqyer një ditë para vizitës së tij në Kosovë. Nuk dihen autorët e këtyre akteve, por dyshohet nga nacionalistë shqiptarë të Kosovës, ndërsa “billbordet” ishin të vendosura në nëntor të vitit të kaluar, kur ishte paralajmëruar vizita e tij në këtë qytet, më 14 dhjetor. Por pikërisht dita kur ai vendosi të vizitojë Mitrovicën dhe rajone të tjera të Kosovës, për herë të parë pas zgjedhjeve në Serbi, e ka gjetur para një situate të pakëndshme. Vuçiç do të qëndrojë në Graçanicë, Shtërpc dhe Pasjan. Ndërkohë që kjo vizitë ngjason me atë të Kryeministrit Rama, në Preshevë, teksa edhe ai u prit me të njëjtat slogane nga shqiptarët,”Mirësevjen Kryeministër,”. Shqiptarët e atyre zonave jo vetëm e pritën me madhështi kryeministrin shqiptar, por e cilësuan atë Kryeministrin e tyre.  

SHKARKO APP