Mitropoliti i Kishës serbe: Mirënjohje Papës që nuk e njeh Kosovën!
Mitropoliti i kishës serbe, Amfilohije Radoviç, tha se e kishte falënderuar Papa Françeskun për mosnjohjen e Kosovës, në një intervistë për Blic,
“I shprehëm Papës mirënjohjen tonë për mosnjohjen e Kosovës”, tha Radoviç, pas kthimit nga Vatikani, ku takoi edhe Papa Françeskun.
Ai gjithashtu ka thënë se kisha serbe e ndaloi përkohësisht kanonizimin e arqipeshkvit kroat Alojz Stepinac. Kjo deri kur një komision i përbashkët i kishës serbe dhe kishës kroate të dalë me një qëndrim të unifikuar për rolin e tij në Luftën e Dytë Botërore. Edhe për këtë, Radoviç tha se i ishte mirënjohës Papës.
Në delagacionin e takimit në Vatikan ishte edhe Arqipeshkvi Irinej dhe ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskovic.