Mitropoliti serb bën apel për mbrojtje ushtarake të Kosovës
Mitropoliti i kishës ortodokse serbe të Malit të Zi, Amfilohije e ka bërë një apel luftarak për ta mbrojtur Kosovën. Në një dokument që e kanë siguruar mediat serbe, ngjan në një pamflet politik në kundërshtim me dialogun e brendshëm të Serbisë dhe politikën ndaj Kosovës për të cilën angazhohet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Blic” shkruan se mitropoliti Amfilohije ka mbajtur takim të fshehtë me disa peshkopë. “Amfilohije e akuzon Vuçiqin se do ta tradhtojë Kosovë”, është titulli i madh i gazetës serbe.
Serbia këtë vit e ka nisur dialogun e ashtuquajtur të brendshëm për Kosovën, ku deri në prill të vitit të ardhshëm pritet të dalë më platformë se si do të veprojë në të ardhmen në raport me Kosovën.